Ajo që ndodhi në stadiumin “Eland Roud” ishte me të vërtetë një katastrofë. Një skuadër si Çelsi, që humbi pas penalltive dy herë vitin e kaluar ndaj Liverpulit në kupat angleze, dhe që i nxorri shpirtin Realit në “Bernabeu”, u dorëzua plotësisht përpara Lids Junajtidit, dhe pak rëndësi ka që luante jashtë fushe. Nga skuadra “hermetike” e trajnerit Tomas Tuhel nuk ka mbetur asgjë, dhe nuk bëjnë punë Mendi, Kulibali apo Tiago Silva, ndërsa në sulm nuk ka kush shënon golat. Lukaku është larguar, po ashtu Verneri, Pulishiçi nuk preferohet ndërsa Broja ishte i dëmtuar. “Ne pësojmë gola nga gabime të rënda individuale, – tha tekniku gjerman, – kjo është e vërteta dhe ne na duhet të përforcohemi deri në fund të gushtit”. Çelsi ka 3 pikë në 3 ndeshje në Premier Ligë!
Sfidanti.al