Argjentinasi është rikthyer dhe duket se po e bën në kohë, në prag të Kupës së Botës në Katar. Në 4 ndeshje këtë sezon në Ligën franceze për Paris SG, Lionel Mesi ka shënuar 4 gola dhe ka shërbyer 3 asistë. Në fitoren 7-1 në fushën e Lilës, ai shërbeu asistin për golin e Kilian Mbapesë që në sekondën e 8-të duke barazuar rekordin e kampionatit. Më pas, ai shënoi një gol, ndërsa Mbape pati 3 rrjeta dhe Nejmari 2 gola e 3 asistë! Gjithsesi, në rrjetet sociale po shkruhet më shumë për superyllin argjentinas që vazhdon të shkëlqejë edhe pse është 35 vjeç. Në total, Mesi ka 773 gola, duke qenë ende pas Jozef Bicanit me 805 dhe Kristiano Ronaldos me 815, ndonëse ai është lojtari me më shumë asiste në histori, plot 332, ndërsa Ronaldo ka 230, pra 100 asiste më pak.
Sfidanti.al