Mesi: Nuk mund ta përshkruaj lumturinë që ndjej!

Nuk dëshiron të merret me debatin e tifozëve se tashmë u zgjidh çështja e më të mirit të historisë, duke e nxjerrë atë përpara Maradonës, Peles apo Kristiano Ronaldos. Vetë Lionel Mesi dëshiron të shijojë momentin pas fitores në Kupën e Amerikës me Argjentinën, ndërsa fitoi trofeun e parë me kombëtaren. “Nuk arrij ta shpjegoj atë që ndjej, – u shpreh kapiteni argjentinas, – në fund të edicionit të kaluar në “La Kopa” u thashë këtyre lojtarëve se do të ishin e ardhmja e Argjentinës dhe nuk u gabova, sot ne jemi kampionë. Pata shumë besim te grupi ynë, që është forcuar shumë. Jam shumë i lumtur. E kam ëndërruar shumë herë këtë moment, por isha i bindur se do t’ia dilja”. Di Maria, shënuesi i golit në finalen ndaj Brazilit, deklaroi se Mesi e kishte falenderuar pas ndeshjes që e ndihmoi të fitonte Kupën e Amerikës.

Sfidanti.al