Bajerni nuk e lëshon Levandovskin, i merr si mbështetje Gakponë!

Trajneri Julian Nagelsman as nuk mendon se sezonin që vjen do të jetë pa sulmuesin e tij kryesor. E pamundur të imagjinohet sot Bajerni pa Robert Levandovskin, dhe pasardhësi i Hansi Flikut dëshiron të shfrytëzojë potencialin e polakut, pavarësisht lajmeve se ai mund të synojë ta vazhdojë karrierën diku tjetër. Jo vetëm kaq, por Nagelsmani mendon të bëjë në Mynih atë që realizoi në Lajpcig, pra të sjellë një lojtar të ri sulmues, një numër 9 “fals” pikërisht për të mbështetur më mirë Levandovskin. Ky numër 9 fals duhet të jetë sulmuesi Kodi Gakpo, që luan në Holandë me PSV Ajndhovenin. Gakpo ka shënuar 7 gola e ka shërbyer 3 asistë në 23 ndeshje sezonin e kaluar duke zhvilluar edicionin e tij më të mirë.

Sfidanti.al