Goli në fushën e Vajadolidit jo vetëm që ndihmoi Barcelonën që të fitojë, por edhe ndihoi vetë legjendën argjentinase që të kalonte legjendën braziliane. Lionel Mesi ka tani 644 gola për Barcelonën, ndërsa Pele mbante rekordin me 643 gola për Santosin, si lojtari me më shumë rrjeta për një skuadër të vetme.
Përveç 644 golave për Barcelonën, Mesi ka 715 në total në karrierë, po ashtu 301 asiste në 891 ndeshje gjithsej. Leo ka pasur nevojë për 102 minuta për një gol dhe 71 minuta për një asist. Ronaldo ka 756 gola gjithsej dhe 221 asiste ne 1034 ndeshje, që do të thotë 111 minuta për gol dhe 86 minuta për asist. Për Barcelonën mesatarja është edhe më e mirë sepse Mesi ka 1 gol për 95 minuta, pra gati një gol për ndeshje dhe 67 minuta për asist.
Me 7 gola në 14 ndeshje në La Liga, ai ka ende mundësi të dalë Këpuca e Artë për ta fituar për herë të tetë (një thyerje rekordi personal). Edhe në një sezon relativisht të dobët, ai ka shënuar 10 gola në 18 ndeshje si dhe ka shërbyer 5 asiste.
Sfidanti.al