Rally Dakar në alarm; Arabia Saudite mbyll kufijtë nga variant i ri i Covid-19

Përgjigjja e qeverisë së Arabisë Saudite pas zbulimit të variantit të ri të Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar ishte dekretimi i vendimit të anulimit të të gjitha fluturimeve ndërkombëtare dhe mbylljen e e të gjithë kufijve tokësorë e detarë për 1 javë, por që mund të zgjatet në 14 ditë.

Kjo mbyllje përkon me datat e udhëtimit të pjesëmarrësve të Dakar 2021 në drejtim të Jeddah ku në 3 janar nis edicioni i ri i garës Rally dhe tashmë janë ndezur sinjalet e alarmit duke qenë se shumë prej pjesëmarrësve panë që t’u anulohen fluturimet.

Shumicat e mjeteve që janë nisur nga Marseille në 2 dhjetor janë shumë pranë Jeddah dhe plani i ASO është që të mundësojë transferimin e të gjitha skuadrave që do të marrin pjesë në Rally Dakar me fluturime shtesë private me avionë charter nga vende të ndryshme evropiane; Franca, Gjermania, Portugalia, Italia dhe Spanja që nga 26 dhjetori

Protokolli shëndetësor parashikon se 72 orë para nisjes të gjithë pjesëmarrësit duhet të kryejnë një test PCR dhe të rezultojnë negativë për të marrë fluturimin. Me të mbërritur, do të izolohen 48 orë në një hotel dhe më pas gjatë procesit të verifikimit dhe akreditimit do të duhet të paraqesin një test të dytë PCR negativ për të nisur garimin.

Sfidanti.al