Më në fund Granit Xhaka, kosovari ishte më i miri në Superkupë!

Natyrisht ai është një shqiptar Kosove i formuar në Zvicër. Një shqiptaro-zviceran që më në fund bindi përfundimisht në futbollin anglez, duke qenë më i miri në fushë në finalen e Superkupës mes Arsenalit të tij dhe Çelsit. Gazeta britanike, “Dejli Mejl” i dha notën 8, më të lartën në “Uembli”, duke e vlerësuar si “njeriun që orkestroi shfaqjen”. Sipas gazetës, Xhaka dha topin në mesfushë, duke komanduar qarkullimin e topit deri në momentin kur duhej thyer mbrojtja e Çelsit.

Vetëm Dani Uelbek iu afrua ish-yllit të Bazelit, me notën 7.5, ndërsa më pas ishin portieri Çeh, Okslejd-Çembërlen, Elneni dhe Monreal me notën 7. Ky ishte trofeu i dytë i Xhakës me Arsenalin pasi vjet fitoi Kupën e Anglisë, në finalen pikërisht ndaj Çelsit. Fillimisht, pati kritika për të, ndoshta për shkak se duhej të përshtatej me stilin e Vengerit, por edhe për shkak të lojës së ashpër, por tani ka vetëm lavdërime.

Sfidanti.al