Kristiano Ronaldo, duke u përgjigjur në gjykatën spanjolle për akuzat se ka fshehur dhe nuk ka paguar taksa me vlerë prej 14,7 milionë eurosh, u përpoq me të gjihta mënyrat që të provonte pafajësinë e tij, duke arritur deri atje sa tha:
“Më 2014, unë kam paguar gjithçka që detyrohesha. Nuk merrem shumë me punë që nuk kanë lidhje me futbollin. E ku di unë të mashtroj, kur unë gjithsej gjashtë klasë kam bërë! Nëse njerëzit që më rrethojnë,. më thonë se gjithçka është në rregull, atëherë, edhe unë ështu them”, deklaroi Ronaldo.