Pse shduken trajnerët  kampion? Investitorët “vrasës”..presidentët

Ne cdo vend te botes ka nje njesi matese per futbollistet, per trajneret, per skuadrat ndersa ne Shqiperi nuk e dime akoma kete gje.

Mjafton per te pare 2 vitet e fundit. Cilet kane qene trajneret qe kane fituar trofe. Mirel Josa, kampionatin me Skenderbeun ne 2016 dhe Kupen me Tiranen ne 2017. Ernest Gjoka kampionatin me Kukesin ne 2017 dhe Klodian Duro Kupen me Kukesin ne 2016. 3 trajnere qe kane fituar 2 kompecionet me te rendeshme ne Shqiperi ne vitet e fundit. Pyetja qe lind eshte ku jane ata sot?

Te gjithe pa skuader, te larguar dhe te pakerkuar!!!

Si eshte e mundur qe nje vend si Shqiperia, ku praktikisht jane pak trajnere ne qarkullim, ka luksin qe ata qe kane fituar trofete vitet e fundit i le pa pune. Shume thone se trajneret kane merite te madhe ne fitimin e nje titulli, nuk jam kunder, madje do jem kurre. Por kunder jane presidentet ata qe i hoqen nga puna dhe ata te tjeret qe nuk i marrin ne pune. Ne fund te fundit jane ata qe masin punen e cdo trajneri jo vetem sepse i paguajne por ata i dine te gjithe te vertetat, si punojne, si i pergatisin ndeshjet, si e menaxhojne ekipin, si i permirsojne lojtaret.

Sot gjykimi jone me ate te presidenteve eshte i kundert(ne do donim t’i shihnim ne pune Josen Gjoken dhe Duron) dhe per kete arsye nuk gjejme dot nje mase vlersimi per punen e ketyre trajnereve.

Ne se gjejme dot as per lojtaret te cilet presidentet premtojne se do shesin me mijera euro por jane perseri aty.

As per arbitrat s’japim dot nje vlersim. Rasti Jorgji e tregon, nje arbiter qe ne kampionat mban nje bilbil, ndersa ne europe mban nje tjeter, presidentet e dine mesiguri cili eshte i verteti.

Ne nje vend ku presidentet thone se jane ata qe te cojne te suksesi ndersa “PRESIDENTI” ai i madhi fare, predikon pa u lodhur  se pa “golat e tij” s’del  dot kampion, ndaj  vlerat dhe njesia matjes nuk gjenden askurkund.

Perderisa jemi ende ne keto kushte do te vazhdojme ta shijojme kete kampionat “cilesor” qe na ofrojnë pronaret  dhe na i zbukurojne “oborrtaret”.

 

Geni  Bani