Lajm inkurajues: Mbape nuk është dëmtuar seriozisht

Monakoja me fitoren 3-2 ndaj Tuluzës nisi mbrojtjen e titullit në Ligën e 1-rë franceze, por, siodoqoftë, tri pikët e para të ekipit “princëror” mbeten në hije, për shkak të dëmtimit, në pamje të parë, serioz të yllit të vërtetë të këtij ekipi, Kilian Mbape, që u detyrua të largohej nga fusha në min. e 74-të. Golashënuesi 19-vjeçar u ankua se ndjente dhimbje në gju, por, sidoqoftë, trajneri Leonardo Zhardim iu dha zemër tifozëve të Monakos me deklaratën që bëri dje, se Kiliani nuk ka pësuar ndonjë dëmtim serioz.

“Ai është një djalë i ri e me temperament dhe do që, gjithnjë, të luajë në nivel të lartë. Kjo është edhe një nga arsyet që ai pëson dëmtime. Sidoqoftë, nuk ka vend për panik, sepse Kiliani, mbas dy-tri ditësh, do të kthehet në fushë”, vuri në dukje trajneri portugez.

Sfidanti.al