“Talenti i Vitit” në Bundesligë pranë Barcelonës, duhen 100 mln euro

Zëvendësuesi “kokë për kokë” i Nejmarit mund të thuhet se është gjetur. Barcelona i ka hedhur tashmë “grepat” dhe ka arritur një akord. Siç ndodh zakonisht, marrëveshja është me “të zotin e punës”, pra me futbollistin, ndërsa ende nuk ka shtrëngim duarsh me klubin. Njeriu i përzgjedhur është Usman Dembele, vetëm 20 vjeç, sulmues i Dortmundit. Një talent i madh, Dembele u shpall sezonin e kaluar si futbollisti debutues më i mirë i Bundesligës, një arritje jo e vogël. Ende nuk është marrë fjala e Borusias për sulmuesin e ri të kombëtares së Francës.

Raportimet në fillim ishin që gjermanët nuk janë dakord as me 100 milionë euro, por mediat spanjolle dhe britanike shkruajnë se kjo shifër mund të jetë ajo e duhura. Nëse realizohet transferimi, Dembele do të  bëjë një tjetër hap të madh në karrierën e tij, për të provuar të luajë në krah të Lionel Mesit dhe Luis Suarezit, për të krijuar një treshe të re të sulmit tek Barcelona, tashmë me inicialet MSD.

Sfidanti.al