Kayla Cardona; WAG që ‘ndez’ Crystal palace e Connor Wickam

Crystal Palace e Frank De Boer mund të mburret me krenari për një prej WAG-save te tij. Bëhet fjalë për Kayla Cardona, e fejuara e sulmuesit Connor Wickam. vetëm përpara 2 viteve tabloidet britanike theksuan se pavarësisht humbjes në finalen e FA Cup ndaj Manchester United, Connor e kishte marrë trofeun e tij në shtëpi duke iu referuar Kaylas dhe të themi të drejtën, Connor rezulton të jetë me të vërtetë me shumë shije në zgjedhjet e tij. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për vetë Crystal Palace, ndër të paktat skuadra që kanë nxitëse tifozësh.Kayla është modele, balerinë dhe e përkufizon veten edhe si performuese me zjarrin, madje ka marrë pjesë edhe në spektakle të tilla. Përsa i përket Connor ajo e cilëson futbollistin si mbretin e saj dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim, mjaft të shohësh tatuazhet e pikturura në trupin e saj pothuajse perfekt edhe pse tashmë është bërë nënë.

sfidanti.al