Keidi gol Liverpulit në sytë e Simeones, argjentinasi beson tek shqiptari!

Ishte goli i parë i Keidi Bares për ekipin e parë të Atletikos, dhe i qëlloi pikërisht në një finale dhe ndaj një skuadre të madhe si Liverpuli. i aktivizuar si titullar në finalen e Kupës Audi në “Alianc Arena”, futbollisti shqiptar nuk vonoi shumë të tregonte veten duke realizuar golin e avantazhit për spanjollët në pjesën e parë. Bare, 20 vjeç në 28 gusht, është një mesfushor i talentuar, i vlerësuar mjaft nga Diego Pablo Simeone, trajneri i “kolçonerëve”. Nuk është pak një vlerësim i tillë, nga njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, dhe po ashtu është një garanci suksesi, patronazhi i një personaliteti të tillë si ai i argjentinasit. Besohet se Bare ka përpara vetes një të ardhme të madhe, dhe po ashtu edhe kombëtarja shqiptare pritet të ketë një tjetër yll në radhët e saj.

Sfidanti.al