Vetëm në Irlandë, mund të bllokohet autobusi i Mançester Junajtidit

U desh një tifoz që të merrte në qartë Xhon Lenonin. Një tifoz i Mançester Junajtidit nuk ishte kaq fatal ditën e djeshme, edhe pse veprimi i tij “mori dhenë” nëpër rrjetet sociale. Një foto u hodh aty, për ta parë gjithë bota që do të donte ta shikonte, me një përkrahës të “djajve të kuq” duke vendosur një bllokuese si ato që vendos policia, në rrotën e autobusit të skuadrës në Dublin.

Pasi pati pyetje, protesta dhe komente të ndryshme, mbi bllokimin e supozuar të mjetit të kuq, u mor vesh se gjithçka kishte qenë një shaka, dhe se tifozi nuk kishte vendosur me të vërtetë diçka të tillë, po ashtu as policia. Nga shakatë e hedhura në rrjet, meriton të veçohet njëra nga Xhek Mekkormak: “Vetëm në Irlandë, mund të bllokohet autobusi i Mançester Junajtidit”. Shakaja kaloi shpejt dhe autobusi nuk pati asnjë pengesë për ta dërguar skuadrën e Zhoze Murinjos në stadiumin “Aviva” të Dublinit, ku ajo u ndesh në miqësore me Sampdorian, dhe ku pati mundësinë të bënte debutimin blerja më e re, Nemanja Matiç.

Sfidanti.al