Kupa është e mallkuar, tha pas ndeshjes në Shkodër drejtori sportiv i të kuqve, Olsi Rama, që shtoi pastaj si tek “dhelpra dhe rrushtë”, “ky është objektiv dytësor i sezonit”. Duket si diçka pa kuptim për një ekip që objektivin më të mirë për sezonin ka vendin e tretë në Superligë, dhe i duhet që ta kapë për të arritur të shkojë në kupat e Europës, nëse Vllaznia fiton Kupën. Përfundoi 1-1 në “Loro Boriçi” gjysmëfinalja e dytë dhe meqë e para kishte dalë 0-0 u deshën kohët shtesë e pastaj penalltitë. Siç duhet të ndodhë, një ekip duhet të gabojë për t’u eliminuar dhe kështu i ndodhi Partizanit, sepse Skuka nuk e shënoi dot penalltinë e tij. Kryeqytetasit ishin më mirë në pjesën e parë kur mund të kishin shënuar më shumë se një gol, që e bënë me Malajn, ndërsa kroati Aralica barazoi në 27’. Vllaznia do ta luajë finalen me Laçin që u kualifikua pasi barazoi 1-1 në Kurbin ndaj Teutës. Ndeshja e parë në Durrës kishte përfunduar 2-1 për ekipin e trajnerit Shpëtim Duro, që në atë kohë drejtohej nga Mirel Josa.
Sfidanti.al