Siti e Liverpuli, anglezët nuk fituan, por e bënë detyrën në Champions

Atletiko e dha shpirtin në fushë, por mbeti aty, dhe sezoni në Europë përfundoi. Ekipi i trajnerit Diego Pablo Simeone tregoi se di të ndryshojë fytyrën kur luan në fushën e vet dhe kur i duhet fitorja me patjetër. Pas një barazimi 0-0 në pjesën e parë, me dominim të Mançester Sitit, pas pushimit spajnollët ishin të jashtëzakonshëm duke luajtur thuajse me një portë, duke treguar një karakter të jashtëzakonshëm përballë një ekipi që ta fsheh topin dhe të  bën për të vjellë me qarkullimin e sferës. Atletikos i mungoi vetëm goli, ndërsa portieri mik Ederson bëri disa pritje të mëdha. De Paul, Karrasko, Korrea, Suarez, Saviç, Grizman, Kunja, Zhoao Feliks, thuajse që të gjithë lojtarët bardhekuq patën mundësi për gol. Përfundoi 0-0 në “Uanda Metropolitano” në prani të 63 000 tifozëve, dhe ekipi i Guardiolës mbijetoi falë mbrojtjes dhe fitores 1-0 në Angli në ndeshjen e parë çerekfinale. Në fund, shpërtheu sherr i madh dhe Felipe i Atletikos u përjashtua me të kuqe (në foto). Bashkë me Sitin, në gjysmëfinale shkoi edhe Liverpuli që gjithashtu barazoi, veçse 3-3. Të kuqtë e Klopit kishin fituar 3-1 në Portugali dhe kjo mjaftoi, ndonëse Benfika nuk u dorëzua kurrë dhe u përpoq të kualifikohej.

Atletiko Madrid-Mançester Siti 0-0

Liverpul-Benfika 3-3 (Konate 21’, Ramos 32’, Firmino 55’, 65’, Jaremçuk 73’, Nunjez 82’)

Gjysmëfinalet e Championsit: Mançester Siti-Real Madrid, Liverpul-Vijarreal. Ndeshjet luhen në 26-27 prill dhe 3-4 maj.

Sfidanti.al