Fitorja me Juventusin ishte e madhe dhe riktheu shpresën. Pastaj erdhi ajo e sigurisë ndaj Veronës, që bëri që Interi të jetë sërish në pretendime të forta për titullin kampion në Itali. Pas këtyre sukseseve, dhe dy barazimeve radhazi të Milanit, zikaltërit matematikisht e kanë në dorë fatin e tyre, dhe tifozët e kanë ndjerë këtë gjë menjëherë. Lajmet nga Italia janë që janë shitur të gjitha biletat për derbin e dytë të Kupës ndaj Milanit në “San Siro”. Bashkë me tifozët kuqezinj, në “Meaca” pritet të jenë 75 000 spektatorë, shumica dërrmuese e të cilëve interistë, dhe kjo mund të jetë një shtysë e fuqishme për skuadran e trajnerit Simone Inzagi. Po ashtu, janë 50 000 bileta të shitura që tani për ndeshjen e Serisë A ndaj Romës, që do të luhet në 25 prill. “Koha e mirë duket që në mëngjes”, pasi për sfidën ndaj Veronës në “San Siro” ishin 61 000 vetë.
Sfidanti.al