Në Korçë, kur Skënderbeu u mund nga Tirana, kishin akoma shpresa se humbja ishte kapriçio e 90 minutave, dhe jo më shumë. Por, pas barazimit me Kukësin, kanë shumë arsye të besojnë se loja e tyre ka ndryshuar për keq. Loja e kampionëve, ajo që njihet nga të gjithë, nuk shfaqej edhe pse tifozet prishnin letargjinë e tyre. Dukej sikur ishin të dënuar ta luanin me marshin e gabuar, pa zemër,aq sa mund të thuhet se ekipi po konsumonte kohën pas arsye. Një plus më shumë për Kukësin, që dukej haptaz se kishte synimin për të pritur momentin e goditjes fatlume me Pejiç.
Ajo që ndodhi në pjesën e dytë, ishte arsyeja e vërtetë përse kjo ndeshje ngjalli kuriozitet.. Skënderbeu dhe Kukësi flakën maskat, siç bëri më vonë edhe mbrojtësi Osmani, për t’i dhënë më shumë oksigjen një loje të fikur në pjesën e parë. Kishte thënë Gjoka i Kukësit se “ një barazim nuk do të ishte keq”, por ky rezultat nuk mund të shpërfillet. Edhe pse Salihi ka humbur një 11- metërsh, për të cilin u bë asist dhe arbitri Meta, kampionët e bënë të vërtetë pyetjen dyshuese.. tani do të filloi kampionati i vërtetë për ta?