Në futbollin shqiptar ndodhin nga të gjitha. Gjatë një ndeshje moshash të luajtur sot midis Butrintit dhe Bilishtit, në fushën e stadiumit të Sarandës është ulur një helikopter, duke e detyruar arbitrin të ndërpresë takimin, ndërsa futbollistët të largohen nga ai sektor i fushës. Helikopteri që duket edhe në foto është nga ata që përdor Ministria e Shëndetësisë për transportimin e të sëmurëve rëndë, apo të aksidentuarve drejt spitalit të traumës në Tiranë, për një trajtim më të specializuar.