Kukësi kërkon të hedhë “bustin e diktatorit”,për të ndryshuar historinë

Ultimatumi qënka fjala e modës në prag të ndeshjes që do të luhet si  në fije të perit, Kukesi-Skënderbeu. Presidenti Gjici u ka thënë futbollistëve të tij , pak a shumë, se nëse futbolli ka jetë, kjo është ndeshja e jetës.  N ga kampi tjetër,presidenti Takaj,  është treguar lakonik dhe tepër personal: “ Jam shumë i qetë kur e mund Safetin në fushë”. Flitet se edhe në adresë të arbitrit Jemini ka mbërritur një ultimatum i modës së lartë:  si me thikë bjeri ndeshjes!  Në qoftë e vërtetë, njeriu më i përshtatshëm për të prerë kostumin e ndeshjes më delikate të javës është pikërisht Jemini, “vrasësi” i ndeshjeve  të mëdha , talenti i të cilit nuk mungon kur edhe Zotat duan ndershmëri vetëm për 90 minuta.

Edhe pse thuhet rëndom se futbolli shqiptar nuk ka besë edhe në shifra, askush nuk mund të shpërfill dominimin e veriorëve në Zeqir Ymeri:  vetëm një humbje, një barazim, por 4 fitore në stadiumin e tyre “Zeqir Ymeri”.  Cili ekip tjetër në Superligë, do të sfidonte kampionët me këtë bilanc, pale kur mendon se ekipi verior shfaqet vetëm për ndeshje në arenën e tyre, ngaqë emigron në Tiranë për gjithë javën dhe vesh pektun e “gladiatorit” duke qënë i falur edhe nga publiku i vet. Ama,  të falur me një kusht :  nuk duam Europën, por titullin kampion! Nëse do të jenë ata që do të zbresin nga froni Skënderbeun, atëherë filozofia e udhëtimit të tyre është krejt shqiptare..në fillim pushtuan Europën, kur kaluan 3 ture, ndërsa tani kërkojnë të pushtojnë vendin e tyre,edhe  për të rrëzuar një diktaturë 6 vjeçare.

Sfidanti.al