Burnley me postim të veçantë për Brojën pas golit dhe asistit me Kombëtaren

Armando Broja shkëlqeu dje me Kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa u luajt miqësorja ndaj Jordanisë. Silvinjo e aktivizoi në qendër të sulmit dhe Broja ia shpërbleu besimin gjatë pjesës së dytë. Në harkun e 15 minuta, Broja fillimisht shënoi dhe më pas asistoi për Nedim Bajramin. Kështu edhe u vulos fitorja, ndërsa rezultatin përfundimtar ishte 4-2. Burnley ka reaguar me një postim të veçantë, që ia dedikon vetëm Brojës. “Një gol dhe asist për Armando Brojën në fitoren 4 me 2 të Shqipërisë kundër Jordanisë”, shkruan klubi i Premier Ligës. Broja është në kërkim të golit në kampionatin anglez. Sfida e radhës për Burnleyn është në shtëpi ndaj Leeds United.

sfidanti.al