Dinamo e Partizani, fanela “e rëndë” nuk shënon gola!

Nëse sheh renditjen e kampionatit shqiptar të futbollit kupton se disa nga emrat më të shquar në historinë e tij e kanë “barutin të lagur”. Kështu Partizani, por sidomos Dinamo, dhe padyshim nuk bën përjashtim kampionia në fuqi Teuta. Blutë e kryeqytetit, 19 herë kampionë, kanë shënuar vetëm 12 gola në 20 javë, më pak se cilado skuadër tjetër, edhe se Egnatia apo Kastrioti. Teuta ka vetëm 21 rrjeta dhe Partizani mezi ka arritur në 24, dhe kjo më shumë ngaqë goditi 6 herë në shenjë në dy javët e fundit. Kjo është në kontrastin e plotë me Tiranën, Kukësin, por edhe Laçin e Vllazninë. Habi tjetër është se çfarë “kimije” ka gjetur Tirana me një trajner “rishtar” si Orges Shehi, diçka që nuk po e gjen dot Dinamo me të dy “rishtarët” e saj në këtë sezon, ndërsa tek Partizani duket se “prova” me Dritan Mehmetin po funksionon, të paktën deri tani.

Sfidanti.al