Mediat perëndimore kanë ditë që kanë nisur një fushatë baltosjeje për patinatoren ruse, Kamila Valijeva, për të cilën u zbuluar se kishte dalë pozitive në një test antidopingu përpara Lojrave Olimpike Dimërore në Pekin. Fushata u kthye në tërbim kur Gjykata e Arbitrazhit Sportiv vendosi që Valijeva mund të vazhdonte të merrte pjesë në Olimpiadë, pavarësisht testit pozitiv. Akuzat nuk kanë kursyer as presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (CIO), Tomas Bah. Gjithsesi, mediat amerikane apo britanike harrojnë faktin se atleti legjendar amerikan, Karl Ljuis, doli pozitiv në 3 teste për dopingun përpara Lojrave Olimpike në Seul në 1988, dhe sërish garoi duke marrë medalje. Sipas rrëfimeve dhe “pendesave” të mëvonshme, u mor vesh se Komiteti Olimpik i SHBA-së kishte mbajtur të fshehtë dhe kishte mbrojtur mbi 100 sportistë që kishin dështuar në testet anti-doping në vitet 80-të e 90-të, por që u lejuan që të merrnin pjesë në Lojrat Olimpike. Standardi i dyfishtë duket qartë në dritën e diellit.
Sfidanti.al