Tifozët tallen me Barçën që thotë se Liga e Europës është i vetmi trofe që i mungon!

Klubi katalanas deshi të krijonte një atmosferë sa më pozitive në prag të ndeshjes me Napolin, ndërsa rikthehen kupat e kontinentit, por tifozët që janë mësuar me krejt tjetër gjë, u hodhën menjëherë në tallje. “Liga e Europës, një nga trofetë që mungojnë në muzeumin e Barcelonës”, – shkruhej në faqen zyrtare të klubit, ku jepej edhe kabineti i trofeve. Tifozët u tallën fort në rrjetet sociale, dhe njëra nga talljet ishte që “na mungon edhe Liga e Konferencës, ndaj duhet të përpiqemi ta fitojmë edhe atë”.

Sfidanti.al