Trajneri i Mançester Junajtidit i doli në krah qendërmbrojtësit që pati një pasdite të vështirë të shtunën përballë sulmuesit të Shqipërisë, në ndeshjen e Premier Ligës. Kritikat ishin të mëdha për Harri Megajerin, të cilin Armando Broja në ndonjë rast e turpëroi, por Ralf Rangniku vendosi ta mbronte. “Megajeri është kapiteni ynë dhe unë nuk shoh ndonjë arsye që ai të mos e ketë shiritin, – tha gjermani, – besoj se ai e pati të vështirë të përshtatej me skemën e re”. Megajeri ishte dobët ndaj Bërnlit dhe Sauthemptonit, duke pasur faj në të dy golat e pësuar nga Junajtidi, që në fund u detyrua të pranonte barazimin në këto ndeshje.
Sfidanti.al