Italia, toka e premtuar e shqiptarëve

Nëse deri një dekadë më parë Shqipëria kapej vetëm te bomberët si Igli Tare apo edhe Erjon Bogdani, trashëgimia e tyre është më solide se kurrë. Emrat që e kanë vazhduar “udhëtimin” e tyre janë Elseid Hysaj mbi të gjithë, sot titullar i Lacios, por me gati 300 ndeshje në kurriz në Serinë A. Pas tij vjen Berat Gjimshiti, i parë me shumë skepticizëm në fillim nga Gasperini në Bergamo, që tashmë e ka një prej lojtarëve të pazëvendësueshëm për Atalantën e tij.

Lista mund ta vazhdojë shumë e gjatë me një tjetër “veteran” edhe pse vetëm 26-vjeçar si Ardjan Ismajli. Ylber Ramadani, gjithashtu një lojtar shumës i pjekur edhe pse vetëm 27-vjeçar, është një nga hyrjet e reja te Leçe dhe në Serinë A, duke shtuar kështu gjakun kuqezi në kampionatin elitar europian. Dhe duke qëndruar te Leçe Kastriot Dermaku është një tjetër kuqezi, edhe pse aktualisht i dëmtuar. Ndërkohë lista vazhdon me Etrit Berishën, titullarin e portës së Shqipërisë dhe të Empolit.

Gjithsesi, duke parë të gjitha prurjet e kohëve të fundit dhe shkëlqimin e tyre në Kombëtaren shqiptare, nuk do të jetë çudi që numri i kuqezinjve të vijë e të shtohet në Serinë A, pa harruar ata të Serisë B si Emanuele Ndoj (Breshia), Brajan Gjyla (Feralpisalo) apo edhe Elhan Kastrati (Çitadela).

sfidanti.al