Ish-sulmuesi i Tiranës pati sot nderin të ndeshej me Andres Iniestën. Ndeshje speciale, e cila do të qëndrojë gjatë në memorien e lojtarit. Taulant Seferi u përball me një nga mesfushorët më të mirë në botë në duelin mes Bani Jas dhe Emirates Klub (takim i mbyllur pa gola).
Ndeshja ishte e vlefshëme për javën e katërt të kampionatit, teksa si Iniesta ashtu dhe Seferi, ishin titullarë. Sulmuesi shqiptar qëndroi në fushë 63 minuta. Luftoni dhe punoni deri në fund. “Ishte kënaqësi të luaja kundër mesfushorit më të mirë në botë”, ka shkruar Seferi pas ndeshjes.
Sfidanti.al