Fitorja ndaj Lacios ishte një konfirmim, një provë e vështirë force, por gjithsesi njeriu i stolit nuk dëshiron të bëjë bujë të madhe. Interi u ngjit sërish në krye të Serisë A me 1 pikë më shumë se Milani dhe një ndeshje më shumë për të luajtur, dhe koret në Itali janë që zikaltërit duhet të quhen favoritë absolutë për titullin. “Në 20 tetor nuk ishte kështu, – thotë Inzagi, – në atë kohë ishim 7 pikë larg nga kreu dhe nuk është se kishte shumë besim tek ne. Kjo do të thotë se sërish nuk mund ta ndjejmë veten favoritë”. Për fitoren ndaj Lacios, Inzagi e pranon se nuk ishte Interi më i mirë i sezonit, por fitorja ishte me shumë vlera. “Kishim përballë një skuadër të fortë, me cilësi dhe të vendosur mirë në fushë, – tha ai, – mendoj se e merituam fitoren. Lacio është e veçantë për mua dhe kjo nuk është fitore si të tjerat. Gjithsesi, rivalët kanë fituar dhe duhet të vazhdojmë kështu”.
Sfidanti.al