Poçetino e quan Ramosin shumë kompetent, por e lë në stol

Në fushën e Lionit nuk mungoi vetëm Lionel Mesi, por Paris SG nuk pati titullar as edhe ish-kapitenin tjetër të madh. Sergio Ramos u la në stol nga trajneri Maurisio Poçetino, në barazimin 1-1, ndonëse kishte thënë se e kishte marrë veten plotësisht. Deri tani, ish-kapiteni i Realit ka luajtur vetëm një ndeshje e gjysmë në PSG, 131 minuta dhe duke marrë karton të kuq ndaj Lorienit në 22 dhjetor. “Ramosi është lojtar me kompetencë të lartë, – tha trajneri argjentinas, – shpresoj që do të luajë në ndeshjet e ardhshme. Këtë herë vendosëm që të kishim në fushë Kimpemben dhe Markinjosin. Ramosi është shumë mirë me shëndet dhe vendimet janë teknike e të trajnerit”. Gjithsesi, mediat thonë se Ramosi është në pozitat e zëvendësuesit ndaj duhet të luftojë për vendin e tij.

Sfidanti.al