Nuk është thjesht problemi se u humb një ndeshje dhe se në vitin 2022 kanë ndodhur dy humbje në dy përballje të luajtura. Këto edhe mund të ndodhin kur luan me Milanin e Juventusin, veçse kur pëson 7 gola dhe sidomos nis e dorëzohesh në fund, do të thotë se potenciali nuk është ai që duhet. Zhoze Murinjo po bën llogaritë tek Roma dhe i del se synimi për të hyrë në Champions nuk është aq i lehtë për t’u realizuar, pasi ekipi është 9 pikë prapa vendit të katërt të Atalantës që ka luajtur madje një ndeshje më pak. Roma është e 7-ta, baraz me Lacion, dhe jo larg Sasuolos apo Empolit. “La Gazeta delo Sport” i dha vetëm notën 5 Murinjos nga 10 të mundshme, ndërsa “Il Korriere delo Sporti” vetëm 4.5, duke e fajësuar për kolapsin në 7 minuta ndaj Juves. Edhe pse Roma ka luajtur gjithnjë futboll në të kaluarën, me natyrën e Murinjos gjërat janë bërë të vështira sepse ai ushtron presion mbi lojtarët që kanë humbur digurinë dhe mbrojtës si Smalling apo Ibanjez po bëjnë gabime.
Sfidanti.al