Një lajm i mirë nga ata kryesorët, ndërsa pritet diçka e tillë edhe nga Usman Dembele. Në “Kamp Nou” kanë arritur të bindin Samuel Ymtitinë, mbrojtësin francez, që të rinovojë kontratën me klubin duke ulur rrogën në sasi të tillë që të lejohej përfshirja në ekip e blerjes së re, sulmuesit Ferran Torres. Gjithçka nisi me huazimin e Kutinjos tek Aston Vila, që pranoi t’i paguante 65 për qind të rrogës, ndërsa akordi me Ymtitinë i rregullon llogaritë tek Barcelona. Torresi mund të luajë që në Superkupë në Arabinë Saudite nëse kalon koronavirusin në kohë.
Sfidanti.al