Trajneri i Shahtarit të Donjeckut (rivalit në Champions), De Xerbi, është i bindur se skuadra zikaltër këtë sezon është më e fortë sesa vjet. “Janë më të fortë në tru, – thotë italiani, – sepse janë më të ndërgjegjshëm për forcën që kanë. Pak a shumë është si Interi i Kontes, sepse edhe Inzagi ka po ato parime”. Në të vërtetë, me Inzagin në stol, zikaltërit janë më mirë në fazën ofensive, sulmojnë më rrjedhshëm, gjuajnë më shumë drejt portës dhe shënojnë më shumë gola. Këtu duket dora e teknikut të ri, veçse ndaj Atalantës u pa diçka shqetësuese, pasi bergamaskët gjuajtën 11 herë drejt portës. Me Konten kjo gjë nuk do të kishte ndodhur. “Interi shënon më shumë gola, por “muri është shembur”, shkruan “La Gazeta delo Sport”, skuadra nuk ka egërsinë që kishte vjet”. Nuk dihet nëse ky minus mund të jetë fatal, apo mund të përballohet deri në fund!
Sfidanti.al