Gabigol pezullohet dy vjet për doping

Ish-sulmuesi i Interit, Gabriel Barboza, që për të gjithë njihet si Gabigol, është skualifikuar 2 vjet për thyerje të kontrolleve anti-doping. Gjykata e drejtësisë sportive braziliane ka votuar në favor të dënimit të lojtarit, fajtor sepse ka dhunuar rregullat pasi ka refuzuar një test antidoping surprizë. Gjithçka i referohet 8 prillit të vitit të kaluar, kjo një ditë përpara se Flamengo të luante një ndeshje kampionati brazilian në Rio de Zhaneiro. Gabigol ka luajtur për katër sezone tek Inter, 2016-2020, kjo për nëntë ndeshje dhe ka shënuar një gol. Më pas është huazuar tek Benfika, Santos, Flamengo. Por tanimë është i skualifikuar dhe do të duhet të rikthehet më 2026-ën kur të jetë rreth 30 vjeç. Thuajse në fund të karrierës si futbollist profesionist.

sfidanti.al