Theo Hernandez, dy oferta të mëdha dhe rinovimi…

Theo Hernandez është i përqendruar në finalen e sezonit me Milanin, por klubi tashmë ka filluar të mendojë për rinovimin ndërsa Bayern Munich planifikon një lëvizje të yllit francez në merkaton e verës. 26-vjeçari francez ka vazhduar të shkëlqejë me kuqezinjtë këtë sezon duke plotësuar me sukses detyrat që i ka dhënë Stefano Pioli edhe në mesin e krizës së dëmtimeve ku i është dashur të mbulojë disa pozicione. Theo Hernandez ka pak më shumë se dy vjet të mbetur në kontratën e tij me Milanin, duke bërë që klubi të fillojë të planifikojë një kontratë të re. Ndërkohë, Bayern Munich e ka identifikuar francezin si një objektiv kyç, pasi Real Madridi kërkon të transferojë Alphonso Davies në verë. Gazetar Daniele Longo i Calciomercato.com thekson se Theo Hernandez nuk është i interesuar për një transferim në Arabinë Saudite gjatë verës, pavarësisht interesit dhe ofertës së lartë, por do të ishte më i hapur për një lëvizje te Bayern, pavarësisht se është krejtësisht i lumtur me Milanin.

sfidanti.al