Futboll si në “kohën e kolerës”, në Superiore presidenti dhunohet…sipas dëshirës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar që në fillim të ndeshjes mes Skënderbeut dhe Vllaznisë ku në stadiumin e Korçës, presidenti i vendasve, Srdian Takaj dhe djali i tij janë sulmuar fizikisht. Një person ka debatuar dhe pastaj ka goditur me grusht presidentin e skuadrës korçarë, Ardjan Takaj, duke shkaktuar jo pak kaos në ato momente.

Personi në fjalë është prind i një prej lojtarëve të Skënderbeut dhe kjo ka qenë arsyeja e zenkës mes tyre, në të cilën ka ndërhyrë edhe djali i presidentit të korçarëve, i cili është goditur gjithashtu në momentet e kaosit. Ndërhyrja e të pranishmëve dhe policisë në stadium ka sjellë qetësimin e situatës teksa është shoqëruar jashtë autori i kësaj ngjarje.

sfidanti.al