Lamtumirë Bobby Charlton!

Legjenda e futbollit britanik, Sir Bobb Charlton ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Një nga emrat më të mëdhenj të futbollit në ishull por jo vetëm, ikonë e Manchester United edhe pas tragjedisë së Mynihut, Charlton është një nga figurat më emblematike të futbollit klasik. Në komunikatën zyrtare, Man, United shkruan se Charlton ishte një hero për miliona njerëz, jo vetëm brenda Mbretërisë së Bashkuar por kudo që loja e futbollit ndiqet dhe pëlqehet.

“Ai admirohej për cilësitë e tij si lojtar dhe njeri. Sir Bobby do të kujtohet përherë si një gjigand i futbollit”, thekson Manchester United. I diplomuar në akademinë e “Djajve të kuq”, Charlton numëron 758 ndeshje dhe 249 gola të shënuar me fanellën e Manchester United gjatë 17 viteve. 106 ndeshje me Anglinë dhe një Kupë Bote të fituar në vitin 1966, ndërsa pas tërheqjes nga futbolli, e drejtoi Manchester United për 39 vite si president.

sfidanti.al