Momente frike dhe paniku për Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i majtë i Liverpoolit, ka shpëtuar për mrekulli. Stuhia “Babet” po shkakton dëme të shumta në Angli, teksa disa persona kanë humbur jetën në orët e fundit. Ndërkohë që Alexander-Arnold po udhëtonte me mjetin e tij Range Rover, një shtyllë elektrike prej 14 metrash, me peshë rreth 1 ton, ra në një rrugë në qytetin tregtar të Knutsfordit, në Cheshire.
Shtylla elektrike goditi mjetin që ishte përpara lojtarit të Liverpoolit, me këtë të fundit që frenoi menjëherë sipas shtypit anglez. Duke shpëtuar vetëm për disa centimetra! 25-vjeçari ia hodhi paq pa asnjë dëmtim, teksa, për fat të mirë, edhe shoferi i mjetit që u godit shpëtoi dhe është gjallë. Alexander-Arnol pritet të luajë sot si titullar në derbin Liverpool-Everton.
sfidanti.al