Erling Haaland po shkruan historinë në Premier League, teksa në 55 ndeshje në dy sezone, ka shënuar 53 gola dhe ka dhuruar 13 asistime. Pas 36 golave të të shënuar sezonin e kaluar në 35 ndeshje, sulmuesi norvegjez ka arritur tashmë në kuotën e 17 golave për sezonin 2023-2024 dhe synon sërish titullin e golashënuesit më të mirë. Kundër Brentford-it, sulmuesi i Manchester City-t arriti një tjetër rekord. Ekipi i Frank ishte e vetmja, nga 21 kundërshtarë me të cilët norvegjezi është përballur në këto dy vite në Premier League deri tani, që Haaland ende nuk i kishte shënuar. Norvegjezi gjeti rrugën drejt rrjetës në fitoren 1-0 të City-t në sfidën e prapambetur të javës së 18-të, duke e shtuar edhe Brentford-in në listën e skuadrave që u ka shënuar. Në të mungon vetëm Lutoni, i cili “shpëtoi” prej faktit se Erling Haaland nuk ishte në fushë në ndeshjen e luajtur më 10 dhjetor.
sfidanti.al