Në Korçë, një penallti dhe një sherr në tribuna e shumë tension mes shkallëve dhe fushës. Dinamo City siguroi një fitore të rëndësishme 1-0 për fatet e skuadrës së Dritan Mehmetit ndërsa futbolli shqiptar arriti me sukses të regjistrojë një kasetë me bazë muzikore të vjetër në dukje të moderuar. Sherri në shkallët e stadiumit “Skënderbeu” nuk është pjesë e spektaklit të karnavaleve që në qytetin juglindor organizohen çdo vit, por thjesht një ngjarje e turpshme që ka ndodhur në Korçë, pasi ka përfunduar ndeshja me fitoren e Dinamos ndaj Skënderbeut 0-1.
Presidenti Ardian Bardhi është përplasur me tifozët vendas. Ky tension erdhi nga tifozët korçarë, pasi ata nuk u pajtuan me arbitrimin dhe si në çdo rast, vendasit në stadiumet e tyre bëjnë “sherifin” duke shfryrë dufin e frustrimin e halleve të përditshme në shkallët VIP. Në këtë mënyrë, korçarët duket se e kanë ndërgjegjen në rregull tashmë që vendosën në vend nderin e tyre ndërsa jeta vazhdon e qetë sepse nëse do të kishte ndodhur ndryshe, atëherë do të ishim në një situatë të pazakontë.
Nga Pirro Bardhyli