Bashkëshortja e Sergio Ramos shpërthen: Po shkruani gënjeshtra

Pilar Rubio është 45 vjeçe, pas saj ka një karrierë të gjatë televizive. Prezantuesja spanjolle ka qenë prej muajsh lajm nëpër media për problemet e saj martesore me Sergio Ramos, futbollistin me të cilin ndërtoi një familje të madhe (katër fëmijë). E lodhur nga spekulimet për jetën e saj të dashurisë, Pilar Rubio vendosi t’ia besonte të vërteta e saj “Harper’s Bazar”, me synimin për t’i mohuar thashethemet:

“Thashethemet vijnë nga kolegët e mi, të cilët i konsideroj kolegë dhe mendoj se edhe ata duhet të më konsiderojnë kështu për atë që unë bëj. Jemi kolegë (…) Hej, nuk mund të flisni për mua si një personazh i çuditshëm që nuk e njihni… A më keni pyetur për të vërtetën time ndonjëherë? Jo. Burri është shtylla kryesore e jetës sime. Ai është mbështetja ime, është babai i fëmijëve të mi. Kemi një familje shumë të bukur, plot dashuri. Nëse nuk flemë çdo ditë në të njëjtën shtëpi nuk do të thotë se po kalojnë një periudhë krize. Çfarë mendoni ju, se duhet të jemi bashkë gjithë ditën? Jam e habitur, kjo që bëni është retrograde dhe seksiste”, thekson Rubio.

sfidanti.al