Zyrtare, Tuchel do largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit

Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich, por jo menjëherë. Klubi i Bayern Munich bën me dije përmes një komunikate zyrtare se trajneri 50-vjeçar do të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni. Palët kanë arritur një marrëveshje miqësore së fundmi, për të shkëputur bashkëpunimin pasi të mbyllet ky sezon. Tuchel, i cili mori drejtimin e skuadrës së Bayern më 24 mars 2023 pas shkarkimit të Nagelsmann, ka kontratë deri më 30 qershor 2025, por nuk ka arritur të arrijë rezultatet e dëshiruara. Pasi fitoi Bundesliga-n, më shumë për shkak të mos arritjes së triumfit nga Borussia Dortmund në fund, ai humbi Superkupën e Gjermanisë dhe u eliminua para kohe në Kupë nga një skuadër modeste si Saarbrucken. Ndërsa aktualisht në kampionat Bayern Munich renditet në vend të dytë, me tetë pikë diferencë nga Bayer Leverkusen, që mban kreun.

sfidanti.al