Thomas Tuchel do të largohet nga Bayern Munich, por jo menjëherë. Klubi i Bayern Munich bën me dije përmes një komunikate zyrtare se trajneri 50-vjeçar do të qëndrojë në krye të skuadrës deri në fund të këtij sezoni. Palët kanë arritur një marrëveshje miqësore së fundmi, për të shkëputur bashkëpunimin pasi të mbyllet ky sezon.
