Arjen Roben: Guardiola është trajneri më i mirë

Arien Roben këtë verë i dha fund karrierës së tij si futbollist, kështu që në intervistat që ka dhënë së fundmi, ai po komenton edhe trajnerët që ka patur.

Ky fubollist mjaft i mirë holandez ka luajtur me PSV-në, Çelsin, Realin e Madridit dhe Bajernin e Mynihut, ndërkohë që ai ka patur fatin që të stërvitet nga trajnerët më të mirë të botës, Zhoze Murinjo, Karlo Ançeloti, Luis Van Gal, Pep Guardiola, etj. Sipas tij, trajneri më i mirë që ai ka patur, është pa diskutim Guardiola.

“Është e vështirë që të zgjedhësh trajnerin më të mirë, duke qenë se unë kam punuar me një numër strategësh të njohur të futbollit dhe kam qënë shumë i suksesshëm. Por, nëse ju më pyesni se kush është më i miri, unë do t’ju thosha se ai është Pep Guardiola. Kur ai erdhi te Bajerni, unë isha 30 vjeç dhe përpiqesha që të mos bija nga forma, por ta mbaja atë në të njëjtin nivel, por nën drejtimin e tij unë u bëra edhe më i mirë. Unë fillova të luaja në pozicione të reja, ku më parë mendoja se nuk mund të luaja. Ai është pa dyshim trajneri më i mirë, me të cilin unë kam punuar”, deklaroi futbollisti holandez i mësipërm.

Sfidanti.al