Egnatia lë të lirë mbrojtësin Dulysse

Francois Dulysse mund të quhet largimi i radhës nga Egnatia. Klubi rrogozhinas ka vendosur të mos vazhdojë më bashkëpunimin me mbrojtësin, ndonëse ishte një titullar i padiskutueshëm në sezonin e fundit. 26-vjeçari del lojtar i lirë në merkato dhe është në kërkim të një aventure të re. Dulysse është një alternativë e mirë për klubet e Superiores, pasi e njeh mirë kampionatin dhe mund të ndihmojë prapavijën. Në ditët e ardhshme, pritet të vendoset edhe e ardhmja e lojtarit, ndërsa pritet njoftimi i Egnatias për largimin.