Tre futbollistë shqiptarë janë në qendër të vëmendjes në këtë merkato vere. Berat Gjimshiti ka marrë një ofertë të rëndësishme financiare nga Katari, por Atalanta ka refuzuar shitjen e tij, duke e konsideruar si shtyllë të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve. Al Rayyan ka ofruar 12 milionë euro për Gjimshitin, ofertë që refuzua nga Atalanta.
Në Serie A, Fiorentina është vënë pas Cristian Shpendit, sulmuesit të ri shqiptar që ka shënuar 13 gola në Serie B dhe mund të jetë pjesë e repartit ofensiv me Edin Dezkon dhe Moise Kean. Shpendi ndiqet prej kohësh nga klubi vjollcë, që duket se po bën gati ofertën.
Ndërkohë, te Interi po zhvillohet një proces rinovimi nën drejtimin e trajnerit të ri, Cristian Chivu. Mes lojtarëve që klubi është i gatshëm të largojë për çështje buxheti është edhe mesfushori Kristjan Asllani. Mesfushori shqiptar është nxjerrë në merkato dhe duhet të gjejë ekip të ri.
sfidanti.al