Interi arriti fitoren e parë në Botërorin për Klube nën drejtimin e trajnerit Cristian Chivu, duke përmbysur rezultatin ndaj Urawa Red Diamonds dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në fazën tjetër.
Megjithatë skuadra duket ende e lodhur fizikisht dhe mendërisht nga fundi i sezonit të kaluar dhe ndryshimet në pankinë. Chivu po përpiqet të sjellë ndryshime taktike krahasuar me skemën e përdorur nga Inzaghi, duke u fokusuar më shumë në lëvizjen e lojtarëve.
Në fushë u vu re mungesa e cilësisë në ndërtim të sulmit, me Zalewskin dhe Espositon që nuk bindën plotësisht. Lautaro Martinez ishte përcaktues me aftësinë individuale për të zgjidhur ndeshjen.
Emri i Valentin Carbonit përmendet si një zgjidhje e mundshme për rolin mes sulmit dhe mesfushës, pas rikuperimit nga një dëmtim i rëndë. Strategjia e klubit mund të ndryshojë dhe ai të qëndrojë në ekip, për të qenë pjesë e projektit të ri me fokus të rinjtë.
sfidanti.al