Jasir Asani u shfaq protagonist në sfidën mes Gwangju dhe Daejeon, e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit korean. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare realizoi golin për ekipin e tij në minutën e 56-të, duke kaluar Gwangju-në në avantazh. Aktualisht, ndeshja po zhvillohet dhe rezultati është i barabartë 1-1. Asani po kalon një formë shumë të mirë në Korenë e Jugut. Me golin e sotëm, ai shkon në kuotën e 14 finalizimeve në 27 ndeshje. Përveç golave, ai ka kontribuar edhe me një asist.
sfidanti.al