Kolo Muani drejt Premier League

Dy klube të Premier League janë të interesuara për Randal Kolo Muani, i cili aktualisht është i huazuar te Juventusi dhe po merr pjesë në Botërorin për Klube.

Paris Saint-Germain, që zotëron kartonin e sulmuesit francez, është në pritje të ofertës më të mirë. Chelsea ka nisur bisedimet për një blerje të menjëhershme dhe është gati të investojë për kartonin e tij.

Manchester United është gjithashtu në garë, por për momentin ka prioritete të tjera në merkato.

Juventus kërkon ta mbajë edhe për sezonin e ardhshëm nëpërmjet një huazimi me të drejtë blerjeje. Drejtori Comolli ka pohuar se ka sinjale pozitive nga PSG dhe vetë lojtari është i hapur për një vazhdim.

Vendimtare do të jetë dëshira e vetë Kolo Muanit, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen. Situata pritet të qartësohet pas përfundimit të Botërorit për Klube.