Real Oviedo është ngjitur zyrtarisht në La Liga, pas fitores 3-1 ndaj Mirandés në ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të ngjitjes.
Skuadra nga veriu i Spanjës përmbysi rezultatin 1-0 të ndeshjes së parë, duke e siguruar ngjitjen në kohën shtesë. Golat u shënuan nga Cazorla, Hajra dhe Portillo.
Kjo ngjitje shënon rikthimin e Oviedos në elitën e futbollit spanjoll pas 24 vitesh mungesë. Klubi kishte rënë në krizë të thellë financiare në vitin 2012, duke rrezikuar falimentimin.
Mbijetesa u arrit falë ndihmës së tifozëve që investuan në klub përmes blerjes së aksioneve. Tashmë Real Oviedo do të jetë pjesë e La Liga sezonin e ardhshëm.
sfidanti.al