Egnatia i jep fund “agjërimit”

Egnatia i ka dhënë fund serisë prej 7 ndeshjesh pa fitore në Superiore, duke mundur me shifrat 1-0 Kukësin për të siguruar që edhe në fund të kësaj jave të jetë ekipi rrogozhinas në majën e renditjes së kampionatit. Skuadra e drejtuar nga Edlir Tetova ka dominuar sfidën, e ndihmuar edhe nga një gol i shpejtë i Zejnullait që i dha qetësinë në vijimin e takimit, ku shpërdoroi disa raste të mira për të shënuar. Kukësi u përpoq deri në fund, por u ndal nga mbrojtja e vëmendshme e vendasve dhe portieri Sherri, që mbrojtën mirë avantazhin deri në fund, duke siguruar tre pikë që i japin më shumë qetësi për vijimin e kampionatit.

sfidanti.al